Liverpool me shumë mungesa ndaj West Ham

  • 08 December 2016 - 19:35
Liverpool me shumë mungesa ndaj West Ham

Liverpooli do të luajë ndaj West Ham pa pesë lojtarë shumë të rëndësishëm

Jurgen Klopp në telashe. Liverpooli nuk mund të llogaritë në pesë lojtarë për sfidën e së dielës, ku “të Kuqtë” presin West Hamin në “Anfield”.

Bodan, Philipp Coutinho, Dany Ings, Matip dhe Daniele Sturridge, janë pesë lojtarët e lënduar në të cilët nuk mund të llogaritë Klopp.

Mungesa do të ketë edhe West Ham, sipas mediave angleze Slaven Bilić do të udhëtojë në “Anfield” pa shtatë lojtarë.

Sfida mes Liverpool e West Ham zhvillohet të dielën nga ora 17:30.

(Kosova Sot)