Reali në kërkim të rekordit të Barcelonës

  • 08 December 2016 - 23:57
Reali në kërkim të rekordit të Barcelonës

Ka më pak se një vit në krye te Real Madrid, por tanimë ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së "Los Blancos"

Fjala është për trajnerin francez, Zinedine Zidane, i cili të mërkurën mbrëma regjistroi ndeshjen e 34 pa humbje në gjitha garat, pas barazimit 2:2 në “Santiago Bernabeu” me Borussia Dortmundin.

Zidane kështu barazoi rekordin e Leo Beenhakker dhe tani është vu në kërkim të rekordeve të shumë klubeve Evropiane, një ndër to edhe të Barcelonës.

Katalunasit kanë shkuar deri në 39 ndeshje pa humbje edicionin e kaluar, seri kjo që u ndërpre pikërisht nga Real Madridi i Zidane, që fitoi 1:2 në “Camp Nou”.

(Kosova Sot)