Skënderbeu humbet miqësoren me Duisburg

  • 02 July 2015 - 10:40
Skënderbeu humbet miqësoren me Duisburg

Skënderbeu pësoi humbjen e pestë radhazi në miqësoret që po zhvillon në Austri. Kampionët e Shqipërisë u mundën 1-0 nga gjermanët e Duisburg, në takimin e radhës të luajtur nga skuadra e Josës, në vazhdën e përgatitjeve për pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Trajneri i korcarëve hodhi në fushë pothuajse formacionin e tij më të mirë përballë ekipit të Bundesligës së dytë. Korcarët, që 24 orë më parë kishin luajtur dhe me Shakhtar Donetsk, patën disa mundësi të mira për shënim, teksa rasti më i mirë ju paraqit Bernard Berishës, transmeton SS.

Ndërkohë për gjermanët, golin e fitores e shënoi Martin Daush, që goditi nga distance duke mposhtur portierin Orges Shehi. Pavarësisht përpjekjeve të korcarëve rezultati nuk ndryshoi më, me Duisbug që fitoi 1-0. Deri tani në Austri, Skënderbeu ka luajtur 6 miqësore, duke fituar 1, ndaj rumunëve të Botosanit e duke humbur 5 të tjerat me Spartak Trnava, Universitatea, Lask Linz, Shakhtar Donetsk dhe së fundmi me Duisburg.