Juventusi e dëshiron futbollistin shqiptar

  • 02 July 2015 - 10:41
Juventusi e dëshiron futbollistin shqiptar

Eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se kampioni i Italisë, Juventusi është duke shikuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të ri shqiptar Rey Manaj. Ky i fundit, aktualisht, është pjesë e skuadrës së Cremonenses në Lega Pro.
Për 18 vjeçarin javë më parë, interesim ka shfaqur edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Ndryshe, Manaj u bashkua me Kombëtaren Shqiptare U-19 në vitin 2014 ndërsa aktualisht është pjesë e kombëtares shpresa.

(Kosova Sot)