Taulant Xhaka transferohet në Serie A

  • 02 July 2015 - 12:32
Taulant  Xhaka transferohet në Serie A

Taulant Xhaka do të jetë lojtari më i ri i Fiorentinës në sezonin e ri, pasi skuadra e tij Baseli ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit shqiptar.
Klubi zviceran ka rënë dakord me italianët për të shitur lojtarin e tyre për 5 milionë euro.
Tashmë çështja ka mbetur të zgjidhet mes Fiorentinës dhe Xhakës lidhur me detajet e kontratës.

(Kosova Sot)