Lazio heq dorë nga Cana, e shet falas

  • 02 July 2015 - 16:46
 Lazio heq dorë nga Cana, e shet falas

Lorik Cana, nga Lazio tashmë është bërë publik, por që klubi nuk dëshiron asnjë monedhë për transferimin e tij, dhe kjo është një risi që është bërë publike sot.“Cittaceleste.it” në një shkrim të ditës së sotme kushtuar kapitenit të ekipit kuqezi, pranon se Lotito dëshiron vetëm largimin e lojtarit, i cili gjatë qëndrimit te Lazio nuk bindi.

Një nga arsyet pse Lorik Cana nuk mund të mbyllë negociatat me klubet e interesuara në adresën e tij (Marseille dhe Schalke 04), janë sepse Lazio kërkon të përfitojë nga transferimi i tij, transmeton albeu.

Lotito dhe Tare kanë kërkuar të paktën një ekuilibër buxhetor në këtë rast, por në orët e fundit po diskutojnë që kjo nuk ndikon në buxhetin e skuadrës edhe po të kryhet transferimi. Në Romë ai kurrë nuk ka bindur. Është koha për t’i thënë lamtumirë, shkruhet në sajtin italian.