Reali nuk do ta transferojë Llorenten

  • 02 July 2015 - 19:25
Reali nuk do ta transferojë Llorenten

Fernando Llorente nuk do të jetë përforcimi i radhës i Real Madridit.

“Los Blancos” kanë mohuar interesimin për transferimin e sulmuesit të Juventusit.

“La Sexta” ka raportuar se gjiganti nga Santiago Bernabeu nuk është duke e ndjekur Llorenten, siç thuhej së fundmi.

Edhe pse jo nëpërmjet një komunikate zyrtare si në rastin e Paul Pogba e Marco Verratti, Real Madrid nëpërmjet një zëdhënësi, ka mohuar lajmin për transferimin e Llorentes.