Ja mesazhi i Pogbas për Barçën

  • 02 July 2015 - 20:28
Ja mesazhi i Pogbas për Barçën

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka insistuar se klubi nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Paul Pogba. 

Paul Pogba nuk është në shitje, ky është vendimi i Juventusit.

Barcelona ka ofruar 80 milionë euro për yllin francez, por Bianconerët nuk duan të dëgjojnë për shitjen e tij.

“Ka klube që janë duke e kërkuar Pogban dhe na vjen mirë, por jemi përgjigjur se Pogba është futbollist të cilin nuk duam ta shesim”, deklaroi Maortta për “Sky Sport”.

“Ne nuk i shesim futbollistët e rëndësishëm për zhvillimin tonë”, u shpreh ai.