Guardiola: Schweinsteiger? Vendos vetë lojtari

  • 02 July 2015 - 21:29
Guardiola: Schweinsteiger? Vendos vetë lojtari

Bajerni nisi përgatitjet dhe Guardiola në konferencën e tij të parë të shtypit për sezonin e ri shprehu vetëm një dëshirë. “dëshiroj të kem një skuadër pa dëmtime në mënyrë që të luaj me formacionin që dua”. Dëmtimet goditën kampionët e Gjermanisë sezonin e shkuar dhe ndërsa synon titullin e katërt rradhazi të Bundesligës për klubin më të madh gjerman, Guardiola nënvizoi nevojën që të ketë infermerinë e boshatisur. Dëmtimet nuk mungojnë edhe në këtë prag sezoni me Holgger Badstuber që nuk është në 100% dhe Franc Ribery që vijon të vuajë dëmtimin, por ndërsa francezi shprehet se do të kthehet i fortë si më parë, Guardiola tanimë ka një opsion për zëvendësimin e tij Douglas Costën që u ble pak ditë më parë. Trajneri spanjoll foli dhe për cështjen e Bastian Schëeinsteiger që kërkohet nga Manchester United,.

” I kam thënë Scheveinit që e ardhmja e tij varet nga ai. Basti ka menaxhuar një karrierë të madhe dhe ai vetë duhet të vendosë se cfarë do të bëjë. Sigurisht që unë po planifikoj të punoj me të sezonin e ardhshëm por Bastit i takon të vendosë. Nëse Schweinsteiger dëshiron të qëndrojë këtu kjo do të ishte perfekte pasi është një lojtar i nivelit më të lartë”.