Beg Fearti, i gatshëm për sezonin e ri

  • 02 July 2015 - 22:38
Beg Fearti, i gatshëm për sezonin e ri

Karriera e Beg Feratit ishte një rrugë më gurë. Ai përveç disa mospajtimeve që kishte me klubet futbollistike edhe lëndimet e shpeshta, bën që Begu për kohë të gjata të mbetet jashtë fushave të futbollit. Por, tani mbrojtësi prishtinas që luan për Fc “Sion” është i gatshëm për sezonin e ri në kampionatin zviceran që do të filloj me 18 korrik.

Madje, në synimet e tij është edhe luftimi për titull të superligës zvicerane. “Nëse jo edhe më këtë ekip që e kemi, kur pastaj”,  raporton “Futballnet.com”, përcjell “albinfo.ch”.

28 vjeçari Ferati, karrierën e ka nisur në Concordia për të vazhduar te Bazeli nga viti 2008. Aty pati ngritjen më të madhe si futbollist.

Në vitin 2011 ka kaluar në bundesligen gjermane te skuadra SC Freiburg, por në bundesligë Begu pati vetëm disa paraqitje sepse humbi vendin e titullarit për çka edhe u kthye së pari te Winterthuri, e nga vera e vitit 2013 luantek skuadra e  FC Sion.

Beg Ferati po ashtu ka luajtur për U-20 (4 ndeshje) dhe për U-21 të Zvicrës (12 ndeshje, një gol) si dhe ka një paraqitje për reprezentacioni “A” të Zvicrës. Gjithashtu ai është ftuar për të luajtur edhe për përfaqësuesen e Kosovës.