Europa League: Shkëndija barazon në Shkup

  • 02 July 2015 - 23:22
Europa League: Shkëndija barazon në Shkup

Shkëndija ka bërë një paraqitje shumë të mirë, por ka nxjerrë vetëm një barazim 1-1 ndaj Aberdeen në ndeshjen e parë të Europa League të zhvilluar në stadiumin e Shkupit.

Kuqezinjtë bënë paraqitje të qëndrueshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, derisa krijuan raste të vazhdueshme përmes kundërsulmeve.

Pavarësisht rasteve nga të dyja anët, ndeshja u duk se do të shkonte drejt barazimit pa gola, nuk solli ndonjë shënim deri në dhjetë minutat e fundit.

Tetovarët patën edhe një rast të shkëlqyeshëm për të kaluar në epërsi disa minuta pra fundit të takimit, por nuk ishin klinik.

Shumë shpejt pas këtij rasti, skocezët arritën të gjejnë portën duke shënuar golin e avantazhit të shënuar nga Paul Quinn (79’), dhjetë minuta para fundit.

Kjo megjithatë nuk i demoralizoi lojtarët e Shkëndijës, të cilët pas rreth pesë minutash arritën të barazojnë rezultatin me anë të zëvendësuesit Hristijan Kirovski.