Liverpooli transferon talentin nga Barcelona

  • 03 July 2015 - 13:18
Liverpooli transferon talentin nga Barcelona

Skuadra e famshme angleze, Liverpool, nuk ka të ndalur. "The Reds", kanë transferuar talentin Bobby Adekanye nga Barcelona. Ka qenë vet 16-vjeçari që ka konfirmuar transferimin në "Anfield Road", përmes një postimi në Instagram. “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Liverpoolin”, ka shkruar Adekanye 

Ndryshe, gjashtë futbollistët tjerë të transferuar nga Liverpool deri më tani janë edhe James Milner, Danny Ings, Adam Bogdan, Roberto Firmino, Nathaniel Clyne dhe Joe Gomez.

(Kosova Sot)