Bartomeu: Ja përforcimi i kërkuar nga Enrique

  • 03 July 2015 - 21:38
Bartomeu: Ja përforcimi i kërkuar nga Enrique

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka bërë të ditur se trajneri Luis Enrique ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Arda Turan. 

Arda Turan është përforcimi i kërkuar nga trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka bërë të ditur ish presidenti Josep Maria Bartomeu.

Bordi i klubit ka hedhur dyshime mbi ardhjen e mesfushorit të Atletico Madridit në Camp Nou. Por, Bartomeu ka sqaruar rastin.

“E ka kërkuar Luis Enrique. Objektivat e këtij afati kalimtar ishin Aleix Vidal dhe Turan”, deklaroi ai për “Cadena Ser”.

“Bordi duhet të aprovoj ardhjen e një futbollisti të tillë. Nëse duhet transferuar Turanin, duhet të ndodh tani”, u shpreh Bartomeu.