Klubet vazhdojnë me avazin e vjetër

  • 04 July 2015 - 09:19
Klubet vazhdojnë me avazin e vjetër

Në prag të pranimit, investimet në futboll dhe infrastrukturë mbesin të vogla

 “Po nuk patëm investime nuk do të kemi futboll cilësor dhe të gjithë të rinjtë e talentuar do të ikin. Po e përsëris se pa investime, pa kushte më të mira për punë dhe seriozitet të kryesive ndaj trajnerëve dhe futbollistëve, e ardhmja do të jetë edhe më e keqe”, ka thënë Afrim Tovërlani

Me këto financa talentet tanë nuk do të pranojnë të luajnë këtu

Janë të njoftuar se nga edicioni i ardhshëm do të jenë pjesë e garave të UEFA-s e FIFA-s, por mënyra e punës së tyre nuk ndryshon. Ato edhe sivjet vazhdojnë me avazin e vjetër duke mos ndryshuar pothuaj asgjë, si për nga investimet ashtu edhe për nga organizimi i skuadrës. Trajneri i mirënjohur prishtinas, Afrim Tovërlani, çuditet sesi kryesitë e klubeve tona nuk po ndryshojnë qasje. Sipas tij, nëse në të kaluarën ka qenë e arsyeshme pse nuk kanë investuar, pasi e kishin parasysh se nuk do të dalin në arenën ndërkombëtare, sivjet e dinë që pranimi është afër kështu që nuk kanë asnjë arsye mos të angazhohen më shumë. Këtë mënyrë të punës së klubeve, nuk po e pëlqejnë as njohësit e futbollit sipas të cilëve ato po mundohen kinse të përforcohen me futbollistë vendorë e në fakt kjo nuk e ngrit nivelin e kampionatit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)