Shokohet futbolli serb, Goran Gogiç vdes pas stërvitjes

  • 04 July 2015 - 11:09
Shokohet futbolli serb, Goran Gogiç vdes pas stërvitjes

Futbolli serb është në zi për Goran Gogiç.

Futbollisti 29-vjeçar u rrëzua pas stërvitjes me klubin e tij kinez Quingdao Hainiu dhe vdiq.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë akoma të ditura.

Ekipi i tij i mëparshëm, Ylli i Kuq i Beogradit, e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi me shtyp.

Gogiç fitoi kupën e Serbisë në vitin 2013 me ekipin FK Jagodina, transmeton mapo.

Në vitin 2015 ai mbërriti në kampionatin kinez, liga e dytë.