'Do ta blej Turan-in'

  • 04 July 2015 - 12:06
'Do ta blej Turan-in'

Kandidati për president të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar dëshirën për të blerë mesfushorin e Atletico Madridit, Arda Turan.

Mesfushori turk ka paralajmëruar Atletico Madridin së gjatë kësaj verë do të largohet nga “Vicente Calderon”.

Barcelona mund të jetë e ardhmja e 28-vjeçarit, ndërsa presidenti i klubit katalonas, Bartomeu ka premtuar se nëse rizgjidhet president do ta blejë turkun.

“Ai është një lojtar shumë i mirë, ka cilësi të vërteta dhe të përkryera. Ai është lojtar i duhur për Luis Enriquen”, ka thënë Bartomeu.

“Në këtë mënyrë në sezonin e ardhshëm ne do të kemi një ekip shumë konkurrues për t’i fituar gjithë titujt e mundshëm”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Turan kërkohet edhe nga Chelsea.