Ja cili ekip e kërkon Messi-n

  • 04 July 2015 - 13:22
Ja cili ekip e kërkon Messi-n

Ndoshta duket e pabesueshme, por presidenti i Antalyaspor, Gultekin Gencer ka thënë se ka një plan ambicioz për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, pas pesë vjetësh.

Skuadra e promovuar në Super Lig ka angazhuar Samuel Eto’on nga Sampdoria dhe është e interesuar për blerjen e yllit brazilian, Ronaldinho.

Por, Gencer ka paralajmëruar se do të bëjë përpjekje edhe për angazhimin e Messit.

“Shpresoj që presidenti i ardhshëm pas meje do të jetë në gjendje të sjell Messin në Antalyaspor, pas pesë vjetësh”, deklaroi ai për “LigTv”.