Manchesteri ende nuk është gati për titull

  • 04 July 2015 - 14:12
Manchesteri ende nuk është gati për titull

Legjenda e Manchester United, Gary Neville mendon se ish-klubi i tij do të bëjë një paraqitje më të mirë se sezonin e kaluar, por nuk është gati të rifitojë titullin kampion në Premier League.

Disa nga tifozët e Manchesterit janë shprehur të shqetësuar për mungesën e aktivitetit në tregun e futbollistëve. Në fakt, blerja e vetme e rëndësishme e “Djajve të Kuq” është ajo e lojtarit të PSV Eindhoven, Memphis Depay, edhe pse deri tani disa futbollistë të rëndësishëm janë përfolur si shënjestra të mundshme të Manchester United, mes tyre Mats Hummels, Sergio Ramos e Bastian Schweinsteiger.

Megjithatë, Gary Neville beson se Chelsea është skuadra favorite për të fituar sërish Premier League. Sipas tij, do të jetë sërish blutë e Londrës skuadra për t’u mundur. Ai e pranon se situata mund të ndryshoj në muajt në vazhdim në varësi të transferimeve, por thotë se aktualisht Chelsea ka skuadrën më të mirë.