Presidenti i Interit i lumtur për blerjen e Montoyas

  • 04 July 2015 - 14:55
Presidenti i Interit i lumtur për blerjen e Montoyas

Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka thënë se është shumë i lumtur me blerjen e Martin Montoya.

Mbrojtësi spanjolle pak ditë më parë u transferua nga Barcelona tek “Nerazurët”. I pari i klubit italian përmes profilit të tij në Twitter tha se është kënaqësi që një lojtar i nivelit të Montoya është pjesë e Interit.

“Është kënaqësi për të mirëpritur në mesin tonë Montoyan. Ne u takuam dhe u përshëndetem në aeroport dhe kam një përshtypje të mirë për të. Çdo ditë që po kalon ekipi po bëhet shumë konkurrues. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugë”, ka shkruar Thohir.