Arda Turan do t'i mbyllë blerjet e Barçës

  • 04 July 2015 - 17:33
Arda Turan do t'i mbyllë blerjet e Barçës

Blerjet e Barcelonës mund të konsiderohen të mbyllura edhe pse sesioni veror i saj ka vetëm pak ditë që ka nisur.

Pas Aleix Vidal i cili la Sevillan për tu bërë pjesë e katalanasve, te Barca janë pritje për të zyrtarizuar blerjen e Arda Turan nga Atletico e Madridit për ti dhënë fund merkatos në hyrje por edhe asaj në dalje.

Nga skuadra janë larguar Montoya që ka zgjedhur Interin për të vijuar karrierën dhe Gerard Delofeu i cili u transferua te Evertoni në Premier League vetëm pak ditë pasi u rikthye në skuadër pas huazimit 1-vjecar te Sevilla, pa harruar këtu edhe ish kapitenin Xavi Hernandez që kaloi në Katar te Al Sadd.

Me këto lëvizje por edhe për vetë faktin se Barcelona nuk mund të veprojë në merkato gjatë kësaj vere pasi është e pezulluar nga FIFA, drejtuesit e klubit blaugrana e konsiderojnë të mbyllur merkaton, madje edhe Vidal e Arda Turan nëse gjithcka bëhet zyrtare do të luajnë me katalanasit vetëm në Janar të 2016-s.