Ndodh edhe kjo, Messi kërkohet nga kjo skuadër

  • 05 July 2015 - 09:19
Ndodh edhe kjo, Messi kërkohet nga kjo skuadër

Drejtori i skuadrës së Antalyasporit, Gultekin Gencer, ka bërë të ditur planet e tij që të nënshkruajë me superyllin e Barcelonas, Lionel Messin, brenda pesë vjetëve të ardhshme. Ekipi i promovuar në Superligën turke ka bërë bujë me transferimin e veteranëve Samuel Eto’o dhe Ronaldinho, por nuk do të ndalet me kaq. Gencer ka thënë se Antalyaspor do të tentojë të sigurojë shërbimet e të gjitha ikonave të klubit spanjoll dhe Messi pritet t’i shtohet koleksionit nga Barça. “Shpresoj që presidenti i ardhshëm të jetë në gjendje ta sjell Messin te Antalyaspori në pesë vjetët e ardhshme”, ka thënë Gecer për ‘LigTV’. Eto’o është prezantuar zyrtarisht, derisa shumë afër është edhe Ronaldinho.

(Kosova Sot)