Kili shkruan historinë, fiton Kupën e Amerikës
Kili ka shkruar historinë, pasi ka fituar për herë të parë Kupën e Amerikës. Kilianët në finale mposhtën Argjentinën e Lionel Messit.
Kili fitoi pas ekzekutimit të penaltive me rezultat 4-1, pasi koha e rregullt dhe shtesa kishin përfunduar në barazim pa gola.
Te Argjentina i vetmi që shënoi ishte Messi, por përkundër kësaj sërish nuk ia arriti të fitoi një titull me kombëtaren e tij.
(Kosova Sot)