100 lojtarët më të vlefshëm në botë, ja ku renditen Musafi dhe Xhaka (Foto)

  • 16 January 2017 - 21:57
100 lojtarët më të vlefshëm në botë, ja ku renditen Musafi dhe Xhaka (Foto)

Shkodran Mustafa dhe Granit Xhaka janë në mesin e 100 futbollistëve më të vlefshëm në pesë ligat më të mëdha të Evropës

Faqja e cila merret me lajme ekskluzive dhe analizat e futbollistëve, CIES Football Observatory ka përzgjedhur Neymarin si futbollistin më të vlefshëm në botë.

Leo Messi është futbollisti i dytë më i vlefshëm, ndërsa Cristiano Ronaldo vetëm i shtati.

Në mesin e 100 futbollistëve më të vlefshëm janë edhe dy yjet e Arsenalit, Shkodran Mustafi që renditet i 40 dhe ka vlerë 60.5 milionë euro, ndërsa Xhaka renditet i 63 dhe ka vlerë 46 milionë euro.

(Kosova Sot)