Mourinho dhe United nuk dorëzohen në garën për yllin e Serie A

  • 16 January 2017 - 23:24
Mourinho dhe United nuk dorëzohen në garën për yllin e Serie A

Manchester United këmbëngul për të pasur në skuadër Franck Kessie në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, “Djajtë e Kuq” nuk mendojnë të dorëzohen për shërbimet e mesfushorit të Atalantas.

Mbrojtesi nga Bregu i Fildishte ka bërë një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë të sezonit dhe për këtë ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve nga Premierliga.

Për ta transferuar në “Old Trafford”, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho është gati t’i vendosë në pjatë 40 milione euro Atalantës për kartonin e Kessie.

(Kosova Sot)