Interi i Piolit nga ‘ferri në parajsë’

  • 16 January 2017 - 23:52
Interi i Piolit nga ‘ferri në parajsë’

Kohët e vështira duket se tashmë po kthehen në një kujtim të largët për zikaltrit.

Pas një fillimi të vështirë, mes ndryshimit të pronarëve, drejtuesve, trajnerëve dhe rezultateve negative, duket se zikaltërit ia kanë dalë mbanë të rikthejnë objektivat e një sezoni që dukej se do të ishte i dështuar.

Emërimi i Piolit ka rikthyer në ekip, klimën pozitive dhe dëshirën për të arritur rezultate.

Tashmë, pas pesë fitoreve radhazi, zikaltërit ndodhen vetëm 5 pikë larg zonës Champions dhe 9 pikë larg kreut.

Trajneri italian ka një mesatare të frikshme prej 2.38 pikë për ndeshje, i dyti pas Interit të Mourinho-s (2.45) dhe disi më mirë se Juventusi kryesues (2.37).

Kur kanë mbetur 18 javë nga fundi i kampionatit, mesatarja e pikëve të Interit të Piolit, e bën më se të mundur rikthimin në Ligën e Kampionëve

(Kosova Sot)