Lajm i mirë për Realin (Foto)

  • 17 January 2017 - 15:32
Lajm i mirë për Realin (Foto)

Isco është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës

Mesfushori spanjoll, Isco, ka gëzuar Real Madridin, pas humbjes 2:1 nga Sevilla, ku mungoi për shkak të një shqetësimi të vogël në këmbën e djathtë.

Sipas AS, lojtari është stërvitur normalisht dje dhe gjatë ditës së sotme, çka do të thotë se do të jetë në skuadër për ndeshjen e mërkurës kundër Celta Vigos, e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Ky është një lajm i mirë për Zidanen, i cili do të ketë më shumë zgjedhje – pasi të dielën ndaj Sevillas e përfundoi ndeshjen duke kryer vetëm një zëvendësim, që duket se nuk u besonte shumë atyre që kishte në stol.

(Kosova Sot)