FFK ndihmohet me 189 mijë euro

  • 06 July 2015 - 16:08
FFK ndihmohet me 189 mijë euro

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sot u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja ndihmon FFK-në me 189 mijë euro, për programin vjetor të këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, konfirmoi mbështetjen për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe u zotua se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij. 

Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh se kjo shumë që MKRS ka ndarë për FFK-në dëshmon gatishmërinë e ministrisë për të ndihmuar futbollin dhe për t’i qenë pranë në procesin e avancimit të tij.

Image
Image

 

(Kosova Sot)