Behrami pranë Fiorentinës

  • 06 July 2015 - 17:29
Behrami pranë Fiorentinës

Valon Behrami është gati të veshë sërish fanellën e Fiorentinës. Mesfushori 30-vjecar ka vendosur të largohet nga Hamburgu skuadër tek e cila luajti gjatë sezonit të fundit për tu rikthyer në Firence. Sipas mediave që qëndrojnë pranë klubit vjllocë futbollisti me origjinë shqiptare por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës ka pranuar të ulë edhe pagën për të qenë sërish pjesë e Fiorentinës.

Drejtuesit e klubit nga Firence i kanë ofruar Behramit një kontratë 2-vjecare, por për shërbimet e mesfushorit interesohen edhe shumë klube të tjera dhe Fiorentina pavarësisht dëshirës së 30-vjecarit duhet të shpejtojë nëse dëshiron të firmosë me futbollistin. Sezoni i fundit dhe njëkohësisht i pari me fanellën e Hamburgut ishte një nga më të dobëtit në karrierën e Behramit. Ish lojtari i Napolit nuk u përshtat aspak në skuadrën e tij të re dhe zhvilloi vetëm 16 ndeshje me Hamburgun në Bundesligë.

Trajneri i ri i Fiorentinës Paulo Sousa e pëlqen sëtepërmi Behramin dhe për këtë fakt mesfushori me origjinë shqiptare mund të zgjedhë skuadrën vjollcë për të vijuar karrierën. Valon Behrami ka qenë pjesë e Fiorentinës në sezonin 2011-2012 duke spikatur shumë me lojën e tij dhe për këtë arsye u ble nga Napoli për një shifër të konsiderueshme.