Galliani do ta takojë Ibrahimoviçin (Foto)

  • 06 July 2015 - 19:26
Galliani do ta takojë Ibrahimoviçin (Foto)

Zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka fluturuar për në Ibiza, aty ku është duke i kaluar pushimet sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic. 

Sipas raporteve të fundit të bëra nga mediat italiane, mësojmë se Galliani ka vendosur që të fluturojë për në Ibiza.

Ai dëshiron të ketë një bisedë personale me Ibran, pasi suedezi është duke i kaluar pushimet në Ibiza.

Galliani dëshiron që ta bind Ibrahimovicin për t’u rikthyer në San Siro.

Image