Stoke me një ofertë fantastike për Shaqirin

  • 06 July 2015 - 22:19
Stoke me një ofertë fantastike për Shaqirin

Skuadra angleze, Stoke City, nuk do të dorëzohet lehtë në garën për të siguruar shërbimet e Xherdan Shaqirit.

Mediat britanike sot kanë njoftuar se anglezët kanë përgatitur një ofertë të re tejet interesante për lojtarin.

Kësisoj, Stoke i ka ofruar një pagë të majme Shaqirit dhe përvec saj, i kanë ofruar atij mundësinë që të largohet te një skuadër që garon në Ligën e Kampionëve gjatë 12 muajve të ardhshëm, nëse ka interesim.

Një mundësi e tillë do të jetë e vendosur si klauzolë në kontratën e Xherdanit dhe Stoke nuk mund ta ndal një transferim të Shaqirit te ndonjë nga skuadrat e Championsti që e kërkon.