Presidenti i Barcelonës flet për transferimin e Pogbas

  • 07 July 2015 - 13:04
Presidenti i Barcelonës flet për transferimin e Pogbas

Nuk është risi interesimi i Barcelonës për mesfushorin francez Poul Pogba, por entuziasmi i katalanasve u shua javën e shkuar kur oferta e tyre prej 80 milionë eurosh u refuzua nga Klubi Juventin. Sipas presidentit Josep Bartomeu, Barca, nuk ka ndërmend të bëjë një ofertë të dytë të përmirësuar këtë verë, ashtu sic pritej, duke i mbyllur kështu dyert transferitmit të 22 vjecarit në Camp Nou. Sipas Bartomeut, fituesit e Champions Leagues kanë mbyllur cdo tratativë për Pogban, me mundësinë për të rinisur diskutimet ndoshta në merkaton dimërore.

“Nuk arritëm të përfundonim me sukses marrëveshjen për Pogban, ndaj ai nuk është më pjesë e planit tonë për sezonin e ardhshëm. Pogba nuk bën pjesë në projektin tonë sportiv për sezonin 2015-2016”, ka deklaruar Bartomeu, transmeton supersport.

Kjo është deklarata që mbërrin nga Presidenti aktual Bartomeu, njëherazi edhe kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale që do të mbahen në 18 korrik, ndaj nëse ai rizgjidhet projekti është i qartë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe alternativa tjetër në rast fitoreje të Juan Laportës, që gjithashtu garon si kandidat. Në këtë merkato Barcelona përfitoi shërbimet e Aleix Vidal nga Sevilla si dhe përfundoi me suskes marrëveshjen me Atletico Madrid për Arda Turan me shifrën e 41milionë eurove. Katalanasit janë të penalizuar për të bërë afrime të tjera deri në muajin janar, pasi vitin e shkuar u konstatuan parregullsi në kontratat që ata kishin nënshkruar me të rinjtë nga jashtë. Ndërkohë Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, pohoi në fillim të javës se ylli francez mund të largohet nga bardhezinjtë deri në fund të kësaj vere, duke inkurajuar në këtë mënyrë shumë klube të tjerë që të afrohen me oferta për Pogban.