Valdes drejt Valencia-s

  • 07 July 2015 - 14:01
Valdes drejt Valencia-s

Valencia pritet të bëjë ofertë zyrtare drejt gardianit spanjoll Victor Valdes që është pjesë e skuadrës se Man.United aty ku nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme për të shfaqur aftësitë e tij.

Ai thuhet se dëshiron të luftojë për një vend titullar ne formacionin e Louis Van Gaal.

Por me largimin e bashkë-kombasit të tij David De Gea kjo punë mund të marrë kahje tjetër,ndërsa Valencia po mendohet ta bind me projektin e tyre per sezonin e ri citon burimi nga e përditshmja spanjolle AS.

Valencia ka nevojë të madhe për nje portier cilësor sidomos tani pas lëndimit te kapitenit të tyre Diego Alves i cili do jetë jashtë aksionit per 7 ose 8 muaj, ku dhe portieri i dytë i ekipës ka nënshkruar me Celta Vigon.