Verratti në La Ligë

  • 07 July 2015 - 15:12
Verratti në La Ligë

Kandidati i Barcelonës për president, Agusti Benedito ka bërë të ditur se nëse zgjidhet në detyrë, do të bëjë përpjekje për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Reprezentuesi italian ka kontratë me PSG-n deri në qershor të vitit 2019, por Benedito beson se mund ta sjell në Camp Nou.

“Për ne, Verratti është objektivi numër një nëse i fitoj zgjedhjet”, deklaroi Benedito për “AS”.

“Ai ka treguar të gjitha atributet për të ardhur në Barcelonë. Klubi i tij nuk dëshiron ta shesë. Por, ai mbetet në krye të listës time”, u shpreh ai.