'Man City mbetet ende klub joshës'

  • 07 July 2015 - 22:07
'Man City mbetet ende klub joshës'

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany thotë se klubi i tij mbetet ende 'joshës' për superyjet në mbarë botën e futbollit. 'Qytetarët' deri më tani janë treguar të qetë në merkato, mirëpo skuadra e Manuel Pellegrinit mbetet e interesuar për Paul Pogban dhe Raheem Sterling.

''Ne kemi një ambient joshës kështu me të gjitha kushtet e përshtatshme, mirëpo klubet tjera e kanë avantazh historinë''. ''Përforcimet në merkato janë njëra ndër gjërat më të rëndësishme në suksesin e klubeve'', tha Kompany për gazetarët.