Alves: Brazili e refuzoi Guardiolën

  • 07 July 2015 - 22:48
Alves: Brazili e refuzoi Guardiolën

Mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit, Daniel Alves ka thënë se Kombëtarja e tij ka refuzuar mundësinë për të transferuar Pep Guardiolën. 

Alves ka konfirmuar se Brazili ka refuzuar mundësinë për të transferuar Guardiolën.

“Para Kupës së Botës, Guardiola dëshironte të drejtonte Brazilin, mirëpo Kombëtarja ime e refuzoi këtë gjë”, tha Alves për Bola de Vez.

“Guardiola ka thënë se dëshironte ta bënte skuadrën e Brazilit më të mirën në botë dhe kishte strategji për këtë gjë…por Brazili nuk e dëshironte transferimin e tij”, përfundoi Alves.