Tifozët e Arsenalit kritikojnë ashpër Granit Xhakën (Video)

  • 16 February 2017 - 18:59
Tifozët e Arsenalit kritikojnë ashpër Granit Xhakën (Video)

Tifozët e Arsenalit nuk janë të kënaqur me skuadrën e tyre.

Humbja turpruese ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, i ka “çartur” tifozët “topçinj” të cilët nuk janë të kënaqur aspak me lojtarët dhe trajnerin.

Pas ndeshjes, të gjithë tifozët e frustruar pas rezultatit janë deklaruar për “ArsenalFanTV”, ku dëgjohen edhe  kritika të ashpra për kosovarin, Granit Xhaka.

“Gjithçka është keq në klub, Wengeri duhet të largohet, disa lojtarë duhet të luajnë më mirë. Robben abuzoi te lojtarët sot, Alonso bëri gjithçka në mesfushë. Xhaka nuk dha asgjë, respekt për Coquelin por as ai nuk bëri asgjë”, është shprehur një tifozë i cili kishte mbështetje nga të gjithë të tjerët përreth.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Bayernit u mbyll me rezultat 5 me 1, ndërsa pas 2 jave do të luhet ndeshja e kthimit në “Emirates Stadium”, por vetëm një mrekulli e rrallë mund ta shpëtoj Arsenalin.

(Kosova Sot)