Wenger mohon largimin nga futbolli

  • 17 February 2017 - 19:28
Wenger mohon largimin nga futbolli

Arsene Wenger mohon largimin nga futbolli. Karriera e trajnerit të Topcinjve të Londrës duket se nuk është e desntinuar të përfundojë në fund të sezonit.  Këtë fakt e pohon vetë francezi, i cili shprehet se nuk e shikon të arsyeshëm , tërheqjen  nga futbolli, edhe pse në media po flitet shumë për një largim të tijin nga Arsenali.
“Do të vazhdoj të jem në rolin e trajnerit edhe për sezonin e ardhshëm. Tek Arsenali apo ndonjë skuadër tjetër, kjo është një pjesë që do ta mendoj  në fund të sezonit, pasi momentalisht kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë . ”

Humbja e thëllë në Champions League kundër Bayern të Mynihut me rezultatin 5-1, distanca prej 10 pikësh në kampionat ndaj Chelseat kryesues, të gjitha këto kanë bërë që të rriten dozat e tensionit mes tifozëve dhe skuadrës. Fitimi i titullit kampion për Arsenalin është kthyer në një mollë të ndaluar pasi ky trofe i mungon që nga viti 2004, si pasojë e kësaj lamtumira  e Wenger duket e pashmangshme këtë herë, madje mediat britanike kanë projektuar dhe kandidatët e mundshëm për të marrë në drejtimin e Arsenalit. Ndër emrat e përmendur janë  trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, Leonardo Jardim i Monacos dhe  tekniku i Borruisa Dortmund Tomas Tuchel.

(Kosova Sot)