Zidane befason me vendimin e fundit për Moratan

  • 17 February 2017 - 20:27
Zidane befason me vendimin e fundit për Moratan

Alvaro Morata do të jetë titullar për ndeshjen e Realit ndaj Espanyolit.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka marrë një vendim befasues pasi do të startojë nga minuta e parë me Moratan këtë fundjavë, raporton ‘Marca’.

Morata, i cili e startoi ndeshjen nga banka e rezervistëve në Ligën e Kampionëve përballë Napolit, do të luajë kundër Espanyolit nga minuta e parë.

Zidane theksoi se nuk dëshiron të lejojë largimin e sulmuesit në verë, pasi ai vazhdon të mbetet lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe se do t’i jepen raste.

“Nuk do të doja që Morata të largohej në fund të sezonit”, tha Zidane në konferencën e fundit për shtyp.

“Ai do të luajë nga fillimi përballë Espaynolit, dhe e di se kjo nuk do të jetë hera e fundit që ai do të startojë”, shtoi Zidane.

Sulmuesi 24-vjeçar është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu dhe transferim në Premierligë te Chelsea, shkaku i minutave të pakta të cilat i ka dhuruar Zidane te Reali. 

(Kosova Sot)