El Chiringuito: Messi dëshiron kokën e Enriques (Foto)

  • 21 February 2017 - 20:48
El Chiringuito: Messi dëshiron kokën e Enriques (Foto)

Leo Messi dëshiron që Enrique të largohet nga Barcelona

Kështu ka thënë Eduardo Inda në emisionin “El Chiringuito de Jugones”. Sipas tij, Leo Messi nuk festoi golat ndaj Espanyolit në shenjë proteste ndaj Leuis Enriques, të cilën nuk e dëshiron në Barcelonë për sezonin e ardhshëm.

E gjitha kjo ndodhi për shkak të humbjes 4:0 nga Paris Saint Germaini në Ligën e Kampionëve, ku Leo Messin, sipas Indas, mendon se fajtor ishte trajneri spanjoll.

“Messi nuk festoi golat dhe kjo ka një arsye. Leo Messi dëshiron kokën e Luis Enriques, këta u ka treguar edhe drejtuesve”, tha Inda

“Ai dëshiron një ekip që do të garojë për tituj dhe do të jetë i fuqishëm, si vite më parë, një ekip që do t’ia mundësonte Topin e Artë, që tani është shumë larg me formën që po kalon skuadra. Ai dëshiron një trajner që atij i pëlqen, dhe tashmë u ka kumtuar këtë edhe drejtuesve të klubit. Janë kushte për të rinovuar kontratën me Barcelonën”, shtoi më tej Inda.

Inda thotë se Leo Messi e dëshiron në Barcelonë për sezonin e ardhshëm trajnerin e Sevillas, Jorge Sampaoli dhe se në të kundërtën, mund të mos rinovojë kontratën. 

(Kosova Sot)