City e Monaco dhuruan spektakël në Etihad, u shënuan tetë gola (Video)

  • 21 February 2017 - 22:51
City e Monaco dhuruan spektakël në Etihad, u shënuan tetë gola (Video)

Manchester City ka përmbysur Monacon për të fituar 5:3 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve

Manchester City dhe Monaco kanë dhuruar spektakël në Etihad Stadium, ku u shënuan tetë gola. Dyja skuadrat treguan cilësitë e tyre duke sulmuar portat kundërshtare gjatë gjithë takimit, por që në fund triumfuan vendasit me rezultat 5:3.

Golat për Manchester Cityn i shënuan Sergio Aguero (58’ e 71’), Raheem Sterling (26’), John Stones (77’) dhe Leroy Sane (82’). Ndërsa për mysafirët shënuan Radamel Falcao (32’ dhe 61’) si dhe Kylian Mbappe Lottin (40’).

Kjo është një fitore e rëndësishme për Cityn kundër një kundërshtari të vështirë, me të cilin përballet sërish pas tre javësh. 

(Kosova Sot)