Monaco lë prapa Barcelonën e Real Madridin

  • 21 February 2017 - 23:53
Monaco lë prapa Barcelonën e Real Madridin

Monaco është skuadra me më së shumti gola të shënuar në Evropë

Monaco ka kaluar në pozitën e parë të top pesë ligave evropiane sa i përket golave të shënuar deri më tani këtë sezon.

Klubi francez shënoi tre gola në humbjen 5:3 nga Manchester City në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë në 1/8, duke shkuar kështu në kuotën e 111 gola të shënuar, duke kaluar Barcelonën që printe me 109.

Francezët këtë e arritën për 42 ndeshje, ndërsa Barça ka 40 ndeshje. Në vendin e tretë renditet Real Madridi që ka ka 106 gola në 37 ndeshje, PSG 91 në 39 ndeshje dhe Arsenali 88 në 38 takime. 

(Kosova Sot)