Zhgënjen Arlind Ajeti

  • 27 February 2017 - 23:42
Zhgënjen Arlind Ajeti

Është mbyllur java e 26-të në Serinë A me ndeshjen Fiorentina – Torino, e cila përfundoi me shifrat 2-2.

Në këtë përballje ishte titullar edhe Arlind Ajeti, por paraqitja e mbrojtësit shqiptar la shumë për të dëshiruar.

Mihajloviç e mbajti vetëm një pjesë loje në fushë, teksa në fillimin e së dytës e zëvendësoi atë qysh në dhomat e zhveshjes.

Pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën e dobët 5, teksa bëri shumë gabime që mund të kishin ndëshkuar skuadrën e tij.

Përsa i përket ndeshjes, Torino mori një pikë me vlera dhe është e kënaqur pasi fillimisht Fiorentina kryesonte 2-0, por dy gola të Belotit në pjesë e dytë bëri që ndeshja të mbyllej në barazim

(Kosova Sot)