“Interi duhet ta transferojë Verrattin”

  • 28 February 2017 - 10:54
“Interi duhet ta transferojë Verrattin”

Nicola Berti, legjenda e Interit, mendon se Nerazzurrët duhet ta transferojnë mesfushorin italian, Marco Verratti, nga Paris Saint-Germain.

"Unë do ta transferoj Verrattin në vend të Geoffrey Kondogbia. Në qoftë se pronarët e Interit, Suning, kanë para, unë do të nënshkruaj me Verrattim", ka deklaruar Berti.

Interi është i interesuar për ish-mesfushorin e Pescaras që nga vera e kaluar. Por, reprezentuesi i Italisë ka konfirmuar se do të mbetet në Paris.

(Kosova Sot)