'Pas ndeshjes nuk do të flas më me këtë lojtar të Italisë’

  • 20 March 2017 - 21:49
'Pas ndeshjes nuk do të flas më me këtë lojtar të Italisë’

Elseid Hysaj e ka përzgjedhur Lorenzo Insigne si lojtarin më të rrezikshëm të Italisë.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka treguar për lojtarin më të rrezikshëm të Kombëtares italiane.

Hysaj ka përzgjedhur Lorenzo Insigne, për të cilin me shaka tha se, pas ndeshjes nuk do të flas më me të.

“Lorenzo Insigne në krahun tim. Kur të vijë ndeshja dhe do të shohim nëse do të luajmë. Do të jetë një ndeshje e bukur si për mua ashtu edhe për atë. Pas ndeshjes tani i thash nuk do flasim më bashkë se jemi kundërshtarë. Po janë gjera futbolli të bukura këto”, tha Hysaj.

(Kosova Sot)