Rrëfehet Mourinho: Kështu arrita të fitoj gjithçka te Interi

  • 20 March 2017 - 22:35
Rrëfehet Mourinho: Kështu arrita të fitoj gjithçka te Interi

Jose Mourinho përmend gjithmonë kohën e tij te Interi, sa herë që gjen kohë ose merr pyetje rreth kësaj aventure.

Trajneri portugez ishte pjesë e Interit për dy vite, ku bëri historinë te skuadra e madhe italiane, duke fituar në të gjitha garat.

Titulli më i rëndësishëm i tij gjatë kohës në Itali ishte trofeu në Ligën e Kampionëve, që erdhi pas 45 viteve te Interi.

Por, Mourinho kishte një armë më shumë për të arritur te sukseset, ku në një intervistë për gazetën franceze ‘France Football’ ka treguar se motivimi ishte krucial deri te fitimi i titujve.

“Ndonjëherë duhet përpjekur që grupin ta manipulojmë psikologjikisht përmes medieve”, ka thënë fillimisht Mourinho për ‘France Football’.

“Sidomos për të krijuar një humor, por më e lehtë është kur bashkohesh me personalitete të forta, që shumë më lehtë e kuptojnë mesazhin”.

“Në Inter, për shembull lojtarë si Materazzi, Cordoba, Ibrahimovic, Milito, Motta… të gjithë ishin të gatshëm të ndjekin filozofinë time”, përfundoi portugezi.

(Kosova  Sot)