Dzeko flet për ndeshjen, këta janë lojtarët më të mirë shqiptar sipas tij

  • 28 March 2017 - 20:50
Dzeko flet për ndeshjen, këta janë lojtarët më të mirë shqiptar sipas tij

Edin Dzeko ishte një nga “heronjtë” e Bosnje – Hercegovinës në fitoren 1-2 ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, sulmuesi i boshnjak që luan te Roma foli me superlativa për Kombëtaren tonë kuqezi, teksa u shpreh:

“Nuk ishte e lehtë, ne luanim me disa të rinj, që janë e ardhmja e kombëtares sonë. Arritëm një fitore të bukur, kundër një rivali aspak të lehtë, që vjen nga Euro 2016.”

“Kisha përballë Strakoshën, e njoh mirë nga ndeshjet me Lacion, po rritet mjaft mirë si portier, ka të ardhme të shkëlqyer.”

“Shqipëria ka lojtarë cilësorë, që luajnë edhe në kampionate të fortë, si në Serinë A, me lojtarë si Hysaj që është shumë i fortë.”

(Kosova Sot)