Teknologjia anuloi një gol të Francës, pranoi një tjetër gol të anuluar të Spanjës

  • 28 March 2017 - 23:32
Teknologjia anuloi një gol të Francës, pranoi një tjetër gol të anuluar të Spanjës

Teknologjia ka shërbyer shumë në ndeshjen e sotme miqësore ndërmjet Francës dhe Spanjës

Teknologjia e përsëritjeve të rasteve të dyshimta në futboll, ka vënë në vend dy gabime të gjyqtarëve anësorë në ndeshjen Francë – Spanjë.

Fillimisht Franca shënoi me anë të Antonie Griezmann, por pas shikimit të videos së përseritur, goli është anuluar për pozitë jashtë loje.

Krejt e kundërta ndodhi me Spanjën, pasi fillimisht u anulua goli i Gerard Deulofeut, ndërsa pas shikimit në video të përsëritur, goli është pranuar.

Kujtojmë se Spanja këtë ndeshje e fitoi 0:2

(Kosova Sot)