Reali me sponsor të ri të fanelave, ja sa do të përfitojë

  • 29 March 2017 - 17:46
Reali me sponsor të ri të fanelave, ja sa do të përfitojë

Reali i Madridit do të ketë një sponsor të ri. Mediat spanjoll shkruajnë se "galaktikët" po përgatiten t’i japin lamtumirën sponsorit të saj aktual, kompanisë ajrore të fluturimit “Fly Emirates”.

Ditët në vijim pritet të zyrtarizohet edhe kontrata e re me sponsorin e ri, që do të jetë kompania spanjolle telefonike, “Telefonica”.

Drejtuesit e “Telefonica”, do të derdhin në arkat e klubit “Los Blancos” 80 milion Euro për dy vite. Shifër rekord kjo nga ana një sponsori në kampionatin spanjoll La Liga.

Marrëveshja do të zyrtarizohet nga dy presidentët, ai i Realit, Florentino Perez dhe ai i “Telefonica”, Hoze Maria Alvarez Palete.

(Kosova Sot)