E konfirmuar: Ylli i Barcelonës mungon ndaj Juventusit

  • 29 March 2017 - 18:38
E konfirmuar: Ylli i Barcelonës mungon ndaj Juventusit

Arda Turan është i lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan nuk do të luaj ndaj Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka pësuar një lëndim me Turqinë.

Ai u largua më herët nga stërvitjet e Turqisë, pasi kishte tërheqje muskulore në kofshën e djathtë, shkruan Football Italia.

Si pasojë e këtij lëndimi Turan do të mungojë të paktën tre javë, duke humbur ndeshjen e 11 prillit ndaj Juventusit në Torino.

(Kosova Sot)