Coentrao godet keq Zidane (Foto)

  • 29 March 2017 - 19:21
Coentrao godet keq Zidane (Foto)

​Fabio Coentrao ka dalë kundër Zinedine Zidane, duke mohuar fjalët e tij dhe duke thënë se është gati për të luajtur

Mbrojtësi portugez, Fabioo Coentrao insiston se është i shëruar plotësisht dhe po stërvitet normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Coentrao kështu doli kundër trajnerit Zidane, i cili tha se portugezi nuk është gati për të luajtur.

“Janë thënë shumë gjëra për mua, por unë jam plotësisht i shëruar dhe po stërvitem normalisht. Unë nuk po luaj vetëm për arsye të trajnerit”, tha Coentrao për mediat spanjolle.

Pavarësisht kësaj, Coentrao insiston se ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2019 dhe vitin e ardhshëm do të kthehet në formën më të mirë

(Kosova Sot)